Lajme
Ra nga skela, humb jetën një 45-vjeçar në Shëngjin
Demokracia
18:03 | 15 Prill 2023

Share:

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin.

Mësohet se shtetasi A. L., 45 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Kune të Shëngjinit. Mësohet se 45-vjeçari, banues në Kallmet, ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, nga ku ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë brenda pak orëve, shkruan Top Channel.

Policia e ka shoqëruar në stacion për veprime të mëtejshme procedurale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme