Lajme
Qytetari parkon BMW-në skaj rrugës për shkak të defektit, hajnat ia vjedhin
Demokracia
09:29 | 03 Shtator 2023

Share:

Një burrë në Skenderaj ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën “BMW” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 1 shtator.

“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.”

Të ngjashme