Lajme
Qytetari nga Austria i zhgënjyer: Jam ardhur me festu këtu, por atmosfera si me pas rast vdekje
Demokracia
11:47 | 17 Shkurt 2024

Share:

Qytetari nga Austria, Fitim Kastrati vjen për çdo vit vjen në Prishtinë për të festuar shpalljen e pavarësisë.

Kastrati nga sheshi i Prishtinës ka fol për Kanal10, duke shprehur zhgënjimin e tij për organizimin e kësaj feste nga ana e institucioneve.

“Për çdo vit vij me festuar, edhe vjet kemi qenë. Vjet kemi pas atmosferë për merak shumë të mirë.

Për sivjet na ka zhgënjyer shumë qeveria, po na doket sikur me ardhur për dekë, me na vdek dikush.

Pa popull, pa ushtri, pa polici. Për çdo vit për 15 vite rregullisht i kena pas këto”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme