Lajme
Qytetarët e Klinës ‘fitojnë’ betejën kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos
Demokracia
15:26 | 28 Gusht 2023

Share:

Pas më shumë se tri vjetësh, qytetarët e Klinës kanë fituar në betejën e tyre për drejtësi, kundër ndërtimit te fabrikës së çimentos në Dollc.

Siç njofton Veton Raci udhëheqës i banorëve kundërshtues në ndërtimin e fabrikës së çimentos, së fundmi Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim në lëndën gjyqësore në mes të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunës së Klinës.

“Nga fillimi qytetarët e organizuar për kundërshtimin e fabrikës se çimentos në Kline kishin diktuar shumë parregullsi në procesin e pajisjes me dokumentacion për operatorin ekonomik. Bazuar në këto shkelje të proceduarve ishte kundërshtuar ashpër fillimi i punimeve për ndërtim te kësaj fabrike. Nisur nga shkeljet e mësipërme si dhe një seri shkeljesh të tjera gjatë procedurës së pajisjes me dokumentacion, si dhe bazuar në mos marrjen parasysh të kundërshtimeve të banoreve, ne banoret kundërshtues kemi organizuar disa aktivitete dhe dy protesta gjithë popullore, njëra në 14.05.2022 dhe tjetra më 25.07.2023, në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos”, citohet në komunikatë Raci.

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, duke ditur rëndësinë ruajtjes se ambientit, përmes pasqyrimit të aktiviteteve tona në media, do të mban konferencë për media më 29.08.2023, në Shkollën Fillore “Zgjimi” në fshatin Gremnik të Klinës prej orës 11:00.

Në këtë konference do të publikohet aktvendimi Gjykatës Themelore në Prishtinë në kontestin gjyqësor në mes të Ministrisë së Pushtit Lokal dhe Komunës së Klinës.

Të ngjashme