Lifestyle
Qumështi i gjirit ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës tek foshnjet e lindura parakohe
Demokracia
22:55 | 09 Prill 2022

Share:

Foshnjet e lindura parakohe mund të hasin më shumë sfida shëndetësore. Vonesa në zhvillim, problemet me trurin, mushkëritë, madje edhe me zemrën mund të prekin foshnjet e lindura para javës së 37’të.

Mirëpo, studim i fundit i publikuar në Journal of the American Medical Association zbulon se foshnjet e lindura parakohe e të cilat ushqehen me qumësht gjiri kishin një përmirësim të dukshëm në funksionin e tyre kardiak shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta

Autorët e këtij studimi mendojnë se ky informacion mund t’ju jap shpresë prindërve, por edhe profesionistëve shëndetësorë.

“Pavarësisht nga të dhënat se zemra e një foshnje e lindur parakohe priret të ketë probleme me zemrën më shumë se popullata e përgjithshme, ka disa gjëra që mund të bëjmë që në fillim, të cilat mund të ndryshojnë rezultatin.”, deklaron Amish Jain, PhD, një nga autorët e këtij studimi.

Megjithatë, ndonëse është një periudhë e vështirë si për foshnjen ashtu edhe për prindërit, e rëndësishme është që foshnja të ushqehet, qoftë me formule apo qumësht gjiri.

Studimi thekson faktin se nëse nënat janë në gjendje t’i sigurojnë foshnjës së tyre të parakohshme lëndët ushqyese të dobishme që ofron qumështi i gjirit, foshnjat e tyre mund të jenë më të forta në të ardhmen.

Të ngjashme