Lajme
QKUK kërkon 30 infermierë, 15 prej tyre me diplomë të shkollës së mesme
Demokracia
11:20 | 30 Maj 2022

Share:

Ndërkohë që nga Kosova po ikin në vazhdimësi mjekët dhe infermierët, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka hapur konkurs për 30 infermierë.

Me këtë konkurs, sa i përket kriterit të shkollimit, thuhet se 15 infermierë kërkohen të jenë me diplomë bachelor të infermierisë ndërsa 15 kandidatë të tjerë duhet të kenë shkollim të mesëm në drejtimin e infermierisë.

Sipas konkursit të hapur dy ditë më parë, kandidatët mund të aplikojnë për këtë pozitë nga 27.06.2022 deri më 07.04.2022.

KËTU mund të njoftoheni për të gjitha detajet rreth konkursit.

Të ngjashme