Lajme
QKUK jep detaje| 20-vjeçarja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë, në gjendje maksimalisht të rëndë
Demokracia
14:08 | 24 Prill 2022

Share:

20-vjeçarja e cila u aksidentua paraditen e së dielës është në gjendje shumë të rëndë.

Një 20-vjeçare paraditen e së dielës është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë përkatësisht te “ETC”-ja.

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare ka thënë për Demokracia.com, se 20-vjeçarja është në gjendje shumë të rëndë dhe është duke luftuar me jetën, pavarësisht se mjekët janë duke e bërë të pamundurën.

“Për nderë është e rëndë. Gjendja është shumë e rëndë, ka shumë lëndime në kokë, pelvik, gjoks e në pjesë të tjera të trupit. Jemi duke e bërë maksimumin, por gjendja e saj është maksimalisht e rëndë. Është duke luftuar për jetë”, ka thënë Syla për Demorkacia.com.

Autori i këtij aksidenti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të tij. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Pamje të rënda: Këmbësorja goditet nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Të ngjashme