Sport
Qipron e pret “ferri” në “Fadil Vokrri”, më pak se dy mijë bileta kanë mbetur në treg
Demokracia
17:11 | 26 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll të martën mbrëma e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Fitorja e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” është e domosdoshme kundër reprezentacionit të Qipros, raporton Demokracia.com.

Duke parë rëndësinë e lojës, pjesa më e madhe e biletave për këtë sfidë tanimë janë shitur që nga 19 shtatori kur Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se biletat janë në shitje në sistemin online.

Demokracia.com bazuar në sajtin e dedikuar për shitjen e biletave online për duelin Kosova – Qipro raporton se në treg për t’u shitur kanë mbetur vetëm edhe 1954 bileta deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, pa përfshirë biletat në sektorin VIP 1 dhe VIP 2.

Biletat në pjesën Lindore dhe Veriore të stadiumit janë shitur të gjitha, ndërsa të lira kanë mbetur vetëm biletat për sektorët J1, J2, J3, P1, P2, P4 dhe P5.

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri. Çmimet e biletave filluan nga Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Federata e Futbollit të Kosovës gjithashtu kishte njoftuar se një person mund të blejë deri në katër bileta.

Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.

Për t’u pajisur me biletë për ndeshjen Kosova – Qipro klikoni KËTU./Demokracia.com/

Ndeshja jetike e Kosovës ndaj Qipros, “Dardanët” bëjnë thirrje për mobilizim dhe bashkim

Vlera e Kosovës dhe Qipros | Vetëm Amir Rrahmani vlen më shumë se gjithë përfaqësuesja kundërshtare

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025