Lajme
Qindra protestues pro-palestinezë u arrestuan pasi bllokuan urat dhe tunelin e New York-ut
Demokracia
23:40 | 08 Janar 2024

Share:

Protestuesit pro-palestinezë bllokuan disa ura të qytetit të Nju Jorkut dhe një tunel të hënën për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin tre mujor Izrael-Hamas përpara se policia të arrestonte qindra prej tyre dhe të rihapte rrugët.

Dhjetëra demonstrues që këndonin u ulën në hyrje të urave të Brooklyn, Manhattan dhe Williamsburg përtej lumit Lindor, si dhe në tunelin Holland që lidh qytetin e Nju Jorkut me Nju Xhersin përtej lumit Hudson, raportuan mediat lokale.

Policia arrestoi 325 demonstrues, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, dhe të gjitha vendet u pastruan para mesditës.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ,tha se e drejta për të protestuar nuk u jep njerëzve të drejtën për të bllokuar urat.

“Qëllimi është që të protestojmë në mënyrë paqësore pa bërë përçarje të mëdha në qytet, disa njerëz nuk po shkojnë vetëm me makinë për në dhe nga, nëpër urat tona për të shkuar në vendin e tyre të punës, disa prej tyre po merren me disa çështje reale të tipit emergjent”, tha Adams.

Protestuesit në tunelin Hollandë mbanin pankarta që shkruanin “Hiqni rrethimin e Gazës”, “Armëpushimi Tani” dhe “Fundi okupimit”.

Protestat u organizuan nga Zëri Hebre për Paqe, Lëvizja Rinore Palestineze dhe kapitulli i Nju Jorkut të Socialistëve Demokratikë të Amerikës, midis grupeve të tjera avokuese, thanë ata në X, të quajtur më parë Twitter.

Të ngjashme