Lajme
“Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes”, Haziri akuzon kryetarin e Gjilanit për mungesë të politikave zhvillimore
Demokracia
20:57 | 11 Shkurt 2024

Share:

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngritur akuza të forta kundër kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje. Haziri e ka karakterizuar qeverisjen e Hysenit si “e lloçit, mykut, mospunës”, duke e akuzuar për “mashtrimi dhe e mosinteresimi total për politikat zhvillimore.”

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar angazhimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan dhe ka thënë se Gjilani meriton një trajtim më të mirë dhe politika më të përgjegjshme.

Të ngjashme