Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka emëruar 4 anëtarë në Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Në mbledhjen e fundit që mbajti sot Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti propozoi katër kandidatë për Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, raporton Demokracia.com.
Teuta Ukshini Aliu – kryesuese, Albana Berisha Qehaja – anëtare, Fadil Berisha – anëtar dhe Saxhide Mustafa – anëtare janë kandidatët që u votuan nga kabineti qeveritar.
Demokracia.com merr vesh se anëtarja Saxhide Mustafa është e bija e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafës.
Saxhide Mustafa dhe Muhamet Mustafa. Fotografi e marrë nga profili zyrtar i Sazhide Mustafës në rrjetin social Facebook.
Saxhide Mustafa, po ashtu, është zëvendësdrejtoreshë e Institutit Riinvest.
Pjesë e këtij instituti ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila pasi që u emërua ministre më në ueb faqen e Kolegjit “Riinvest” nuk figuron si ligjëruese.
Demokracia.com ka kontaktuar përmes telefonit me ish-deputetin e LDK-së, Muhamet Mustafën, por ai fillimisht ka thënë se ishte në një mbledhje dhe nuk mund të fliste, ndërkaq pasi u kontaktua sërish më vone, ai më nuk është lajmëruar. /Demokracia.com/
LEXO EDHE: