Lajme
Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të KRU “Prishtina”
Demokracia
12:25 | 01 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka emëruar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka propozuar për emërimin e Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina”.

Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar që Teuta Ukshini- Aliu, të jetë kryesuese, Albana Berisha – Qehaja anëtare, Fadil Berisha, anëtar dhe Saxhide Mustafa, anëtare.

“Për Bordin e lartëcekur kanë aplikuar gjithsej 100 kandidatë. Komisioni rekomandues i monitoruar nga partneri zbatues BDO, i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve që kanë aplikuar dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 52 kandidatëve. Lista e ngushtë e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë është dërguar për verifikim në komisionin qendror zgjedhor dhe te thesari. Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë përfshirë janë sugjeruar që të ushtrojnë ankesë në afatin prej 30 ditëve. Gjithsej kanë qenë 12 ankesa, prej tyre komisioni i ankesave i ka aprovuar 9. Pas këtyre ankesave komisioni ka mbajtur intervistën e kandidatëve. Lista përfundimtare i është përcjellur Asociacionit të Komunave”, ka deklaruar Kurti, raporton Demokracia.com.

Mandati për këtë pozitë është 3-vjeçar. /Demokracia.com/

Të ngjashme