Lajme
Qeveria reagon me arrogancë: Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore
Demokracia
16:53 | 29 Janar 2022

Share:

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë.

Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka aluduar se ka pasur përpjekje që të eskalohet protesta, përcjell Demokracia.com.

“Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike./Demokracia.com/

Të ngjashme