Lajme
Qeveria nis procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë
Demokracia
12:12 | 22 Mars 2023

Share:

Qeveria ka vendosur për fillimin e procedurës së shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga ky vendim preken 18 zona kadastrale të Prishtinës dhe Podujevës.

“Qeveria fillon procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i kësaj rruge për 18 zona kadastrale të Komunës së Prishtinës dhe Podujevës”, tha Kurti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tregoi procedurat e përcaktuara.

Të ngjashme