Lajme
Qeveria ndryshon programin legjislativ, shtyn për vitin tjetër disa projektligje
Demokracia
09:39 | 12 Tetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për të bërë disa ndryshime legjislative për këtë vit.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të shtyhen disa projektligje për vitin e ardhshëm.

“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’I shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

-Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin për bashkëpunim ndërkomunal (MAPL)

– Projektligji për Planifikim Hapësinor (MMPH)

– Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 08/L-067 për Inspektimet

– Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave

– Shtyhet afati deri më 31 dhjetor për Projektligjin për banim social (MMPH)

Të ngjashme