Lajme
Qeveria ndan mjete shtesë për punonjësit e SHKK-së
Demokracia
11:47 | 15 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).

Kështu ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e mjeteve shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, shkruan Selimi.

Kujtojmë se pjesëtarët e SHKK-së ditë më parë kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë për mosdhënien e mjeteve prej 100 euro sipas ligjit për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/267775878290197

Të ngjashme