Lajme
Qeveria Kurti shtynë përpara emërimin e Hasan Pretenit në një bord, bashkëpartiakut të Kusari- Lilës
Demokracia
14:53 | 19 Maj 2022

Share:

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni është në pritje të emërimit në një bord nga Qeveria Kurti.

Ai ka konkurruar për pozitën e drejtorit të Bordit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Preteni është ftuar për intervistë me gojë.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Preteni ka konfirmuar se ka kandiduar porse nuk është njoftuar për përzgjedhje.

“Është e vërtetë që kam konkuru por nuk kam asnjë informacion lidhur me atë se a jam përzgjedh apo jo”, ka thënë Preteni.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, bëhet me dije se të përzgjedhur janë 41 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen intervisitmit me gojë për Drejtor në Bordin e Menaxhimit të Deponive.

Listën e plotë të kandidatëve të përzgjedhur mund ta gjeni KËTU.

Ndërkohë, para pesë viteve, Hasan Preteni i ishte bashkuar partisë “Alternativa”, kryetare e së cilës tani është shefja e Grupit Parlmentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Në vitin 2017 ka kandiduar për deputet të Kuvendi të Kosovës por kishte marrë vetëm 1 mijë e 51 vota.

Preteni ka ushtruar postin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion për dhjetë vite. Mandati i dytë i përfundoi në shtator të vitit 2016. Ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së.

Të ngjashme