Lajme
Qeveria emëron drejtoreshë të MCC-së përkrahësen e LVV-së, i doli kundër Amerikës për Kurtin
Demokracia
18:35 | 23 Gusht 2023

Share:

Zotimet më të mëdha të partisë në pushtet, gjatë fushatës zgjedhore, kanë qenë se në pozitat udhëheqëse do të ketë vetëm emërime profesionale dhe jo në bazë të interesave.

Mirëpo, pas shumë emërimeve të tjera në bazë të interesit, Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur edhe një përkrahëse si drejtoreshë të implemetimit të programit “Compact”, që financohet nga fondi i Sfidave të Mijëvjeçarit, që është i njohur si MCC.

Paparaci ka mësuar se përkrahësja e Vetëvendosjes, Florina Duli, e cila më 26 maj në një postim në rrjetin social në Facebook kishte dalë kundër Amerikës, sot është votuar për t’u zgjedhur drejtoreshë e MCC.

Duli, gjatë kohës që ka konkurruar për këtë pozitë, i ka fshirë postimet kundër Amerikës, ku thoshte se është befasusese sesi ShBA po e kritikon kryeministrin Kurti.

Në njërin nga postimet e saj, përkrahësja e VV-së, amerikanët i kishte quajtur “të egër”.

“Befasuese sesi SHBA-ja e kritikon kryeministrin @albinkurti për zbatimin demokratik të zgjedhjeve, ndërkohë që anashkalon dhunën e Vuçiqit. Është njësoj si të shash Zelenskyn e Ukrainës për reagimin ndaj agresionit të Putinit. Të egër!”, kishte shkruar Duli.

Ajo ka krahasuar Kurtin me Zelenskyn, duke thënë se të kritikosh kryeministrin është njejtë sikur të kesh sharë Zelenskyn për reagimin ndaj agresionit të Putinit.

Mirëpo ky postim është fshirë bashkë me të gjitha postimet e tjera kundër Ambasadës Amerikane nga Duli edhe pse është bërë në kohën kur pritet të marrë pozitën që financohet nga taksat e qytetarëve amerikanë, si dhe ka mbyllur rrjetin e saj Facebook.

 

Të ngjashme