Lajme
Qeveria e refuzon kërkesën e aleatëve për shtyrjen e vendimit të BQK-së për dinarin, nesër hyn në fuqi
Demokracia
15:32 | 31 Janar 2024

Share:

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një konferencë për media njofton se rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë hyn në fuqi nga nesër.

Ai thotë se kjo është e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe se BQK nuk merret me këtë gjë.

“Nesër hyn në fuqi. Tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi.

Rregullorja e BQK as nuk e ndalon as nuk e lejon, as nuk merret me dinarin serb. Dinari serb nuk ka qenë i lejuar mëherët që rregullorja ta ndalojë atë”, tha ai në konferencë.

Të ngjashme