Lajme
Qesharake: Zogiani kritikon mediat për zgjedhjet në Maqedoni, jo përfshirjen e Qeverisë
Demokracia
12:30 | 18 Prill 2024

Share:

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka kritikuar mediat që po merren me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai nuk e sheh si problem përfshirjen e Qeverisë së Kosovës në këto zgjedhje, që po konsiderohet si përzierje në punët e brendshme të një shteti fqinj, por mediat që po raportojnë për këtë fenomen.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se mediat shqetësimin kryesor e kanë me VV-në, e cila po merr pjesë aktivisht në këto zgjedhje.

“Shihet qartë një organizim i disa studiove televizive së bashku me ‘analistët e suksesshëm’ që të merren me zgjedhjet në Maqedoni. Deri para pak ditësh zgjedhjet atje kanë qenë temë e panjohur, por shqetësimin e kanë me VETËVENDOSJE!-n, rrjedhimisht tash kanë filluar të merren intenzivisht, herë shkojnë atje, herë merren këtu. Kështu është puna e nomenklaturës, ajo është një, veçse manifestimet i ka të ndryshme, herë shfaqet si politikë, herë si biznes, herë si media, herë si analist. Damari i njëjtë”, ka shkruar Zogiani.

Të ngjashme