Lajme
Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias dënon sulmin në Top Channel
Demokracia
11:57 | 27 Mars 2023

Share:

Një reagim tjetër mbi sulmin e ndodhur drejt Top Chanel ka ardhur nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias.

Në Twitter ata u shprehen të shokuar për humbjen e jetës së rojës së sigurisë.

“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

60-vjeçari P.K, ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte.

Të ngjashme