Intervista
Qalaj: Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë
Demokracia
08:58 | 07 Shkurt 2024

Share:

Përfshirja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në aksionet e Policisë së Kosovës po del të jetë e gabuar. Kështu të paktën ka deklaruar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, tani deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Sipas tij, Qeveria Kurti vazhdimisht po del me komunikatë se janë veprime të tyre, mirëpo të njëjtat janë veprime të gabuara.

“Normalisht që merita ka edhe ekzekutivi, por veprimet nuk janë direkte të tyre. Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë së Kosovës.

Edhe në ligjin e Policisë çështja operacionale është e ndarë nga puna e Ministrisë. Por, nga që është emëruar ministër Sveçla, ai ka thënë se do të përzihet edhe në punët operacionale. Sipas tij, nuk është e ndaluar të përzihet. Mendoj se është gabim”, ka thënë ai.

Ish-drejtori i Policisë: Ministri Sveçla po gabon me pjesëmarrjen gjatë aksioneve policore!

Posted by Indeks Video on Tuesday, February 6, 2024

Të ngjashme