Lajme
Qalaj lavdëron Policinë e Kosovës: Zbardhi raste të komplikuara në kohë rekorde
Demokracia
09:06 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar në rastet e fundit.

Ai ka bërë me dije se në kapjen e autorëve të grabitjes në Suharekë dhe vrasjes së Liridona Ademajt policia ka treguar efikasitet të lartë.

Qalaj, i cili më herët ka drejtuar këtë institucion, ka thënë se për këto veprime policia meriton lëvdata.

Është e vërtet që këta dy muaj të fundit kemi pasur një rritje enorme të rasteve të grabitjeve me armë. Në këto grabitje me armë ka pasur rasti shkëmbim zjarri në mesë grabitësve në këtë rast dhe Policisë së Kosovës dhe për fat të mirë nuk kemi pasur ndonjë lëndim serioz të Policëve të Kosovës edhe pse dy nga ata janë të plagosur dhe njeri nga ta është lënduar. Rasti parë ka qenë rasti i grabitjes në komunën e Suharekës, ku një policë është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është lënduar. Rasti i dytë, kur është lënduar polici i Kosovës është rasti i fundit në arrestimin e këtyre grabitësve që kanë marr pjesë në grabitje në Suharekë. Dhe kemi pasur raste tjera që kanë tronditur Kosovën, siç e dini vrasja e gruas, një vrasje që sigurisht po e merr epilogu, kjo për shkak se nga të dyshimtit që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen ka qenë një lloj vrasje me pagesë”, ka thënë Qalaj për Ekonomia Online.

Ai ka bërë me dije se edhe në vende e zhvilluara rrallë ndodh që policia t`i zbardh me shpejtësi raste kaq të komplikuara.

Mendoj që sa i përket çështjes së efikasitetit duhet lavdëruar shumë Policinë e Kosovës me qenë që nuk ndodh shpesh në asnjë polici në botë, sa do që të jenë profesional që në dy raste të kalibrit të tillë, siç është rasti i plaçkitjes me armë në Suharekë dhe ky rasti i vrasjes së një gruaje, një nënë të zbulohet brenda disa ditësh. Mendoj që është një punë shumë profesionale dhe policët kanë marr pjesë në këto hetime dhe zbulimin e kryesve meritojnë lëvdatën më të madhe”, është shprehur ai.

Të ngjashme