Lajme
PZAP-ja urdhëron verifikimin e rezultateve për Florentina Gjergjajn
Demokracia
14:08 | 08 Mars 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka kërkuar verifikimin e rezultateve të nxjerra gjatë numërimit dhe rinumërimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar kërkesën e kandidates për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Florentina Gjergjaj dhe ka kërkuar verifikimin e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Demokracia.com.

“Pranohet i bazuar apeli me numër Anr.581/2021 i datës 04.04.2021 i parashtruar nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politike Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Nr,860/2021 të datës 04.04.2021 me të cilën ka kërkuar verifikimin e rezultateve të nxjerra gjatë numërimit dhe rinumërimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 14.02.2021”, thuhet në vendim.

Lexo edhe: 

Anulohen të gjitha votat e partive boshnjake dhe rome në komunat serbe

Po ashtu PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovë dhe gjitha fletëvotimet nga diaspora vetëm sa i përket kandidatëve nga radhët e AAK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme