Lajme
Putini e dekoron servilin e tij, Ramzan Kadyrov merr gradën e gjeneral-lejtantit
Demokracia
18:12 | 28 Mars 2022

Share:

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për dhënien e gradës ushtarake “gjeneral-lejtnant” kreut të Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, transmeton Demokracia.com.

Kështu ka thënë kryetari i Parlamentit të Çeçenisë, Magomed Daudov.

“Të dashur miq! Përgëzoj me gjithë zemër vëllanë tim të dashur, kreun e Republikës çeçene, heroin e Rusisë, Ramzan Akhmatovich Kadyrov, për dhënien e gradës ushtarake të gjeneral-lejtnant me Dekret të Presidentit të Rusisë, Komandantit Suprem Vladimir Putin!”.

Daudov shkroi në kanalin e tij Telegram: Kontributi i Kadyrovit në fitoren ndaj terrorizmit ndërkombëtar në Çeçeni dhe në ruajtjen e integritetit të Rusisë nuk mund të nënvlerësohet.

Kadyrov tha më herët se të gjithë burrat në familjen e tij tani janë në Ukrainë dhe po marrin pjesë në një operacion special rus në Ukrainë. /Demokracia.com/

Të ngjashme