Lajme
“Putin po na detyron të gënjejmë”| Hakohet agjensia shtetërore e lajmeve ruse
Demokracia
14:37 | 28 Shkurt 2022

Share:

Faqja e internetit e agjencisë shtetërore te lajmeve “Tass” është hakuar këtë të hënë dhe në të janë postuar mesazhe që pretendonin se presidenti Vladimir Putin, po detyron median të gënjejë.

Sipas Reuters, në faqen e lajmeve u bënë thirrje për të ndaluar luftën dhe për të mos dërguar më djemtë dhe burrat në sulmin ndaj Ukrainës.

“Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj.Putini po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik… Nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, shkruhej në faqe, përcjell tch.

Mesazhi është fshirë, ndërsa tashmë shkruhet: “Ndjesë, faqja që po kërkoni është aktualisht e padisponueshme. Ju lutemi provoni sërish më vonë.”

Të ngjashme