Lajme
Putin po i liron dhe po i dërgon në Ukrainë pedofilët dhe narkomanët
Demokracia
17:46 | 23 Maj 2022

Share:

Ushtria ruse është duke tentuar t’i zëvendësojë tanket e saj të shkatërruara pas pësimit të humbjeve të mëdha qysh kur filloi pushtimi. Ushtria e Ukrainës pretendon se më shumë 25 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri më tani. Spekulime kishte se me 9 maj Putin do ta shpallte ligjin marshal dhe mobilizimin e përgjithshëm, shkruan Expressi britanik.

Edhe pse kjo e fundit përfundimisht nuk ndodhi, raportimet e fundit kanë dalur në sipërfaqe për një mobilizim nga Kremlini.

Në një shembull, besohet se shefat e kompanive nën pronësi shtetërore ishin urdhëruar të gjenin rekrutë nga punëtorët e tyre.

Tani duket se presidenti rus ka vendosur t’i alarmojë qelitë dhe burgjet në një kërkesë dëshpëruese për të sjellur më shumë luftëtarë në ushtrinë e tij.

Kanali i lajmeve Kavkaz Center ka pretenduar se dhunuesit dhe pedofilët e dënuar janë liruar në masë nga burgjet në Rusi me kushtin që ata të pajtohen të luftojnë në Ukrainë, përcjell Periskopi.

“Një burim i Kavkaz Center, duke cituar të afërmin që punon në Shërbimin Federal të Krimeve të Rënda të Rusisë, raporton për lirime në masë nga burgjet të atyre të dënuar për pedofilizëm, përdhunim dhe varësi të drogës në këmbim të pajtimit për të marr pjesë në luftën kundër Ukrainës”.

Ekspertët ushtarak perëndimorë besojnë së Rusia është afër ekzekutimit së fuqisë së saj ushtarake në njerëz dhe është në nevojë urgjente për gjak të freskët.

 

Të ngjashme