Lajme
“Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, kryeministrja e Estonisë: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka
Demokracia
19:51 | 20 Mars 2022

Share:

“Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas për CNN të dielën, duke shtuar se ishte “zemërthyese” të shohësh se çfarë po bën Rusia në Ukrainë.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë”, ka thënë, transmeton Demokracia.com.

Në prag të Samitit të NATO-s, që mbahet javën e ardhshme, Kallais ka thënë se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e kësaj lufte përmes një “frenimi të mençur” të saj, duke thënë se nga “pozicioni i parandalimit”, Aleanca duhet të lëviz në “pozicionin e mbrojtjes”.

Sipas saj, NATO duhet të forcojë kapacitetet mbrojtëse të secilit shtet anëtar dhe të tërësisë së saj.

“Disa kapacitete janë shumë të shtrenjta për disa shtete, por nëse punojmë së bashku këtu në Evropë për të mbrojtur territoret tona, do të bëhemi më të fortë”, ka thënë ajo.

Ajo ka propozuar që të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, të punojnë së bashku për ta izoluar Rusinë në të gjitha nivelet e mundshme politike./Demokracia.com/

Të ngjashme