Lajme
Putin i vendos sanksione Perëndimit
Demokracia
13:44 | 03 Maj 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret të ri për sanksionet ekonomike, duke urdhëruar sanksione në përgjigje të “veprimeve armiqësore nga disa shtete të huaja dhe organizata ndërkombëtare”, njoftoi Sky News, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se vendet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh të ashpra ndaj kompanive shtetërore ruse dhe zyrtarëve të lidhur me Kremlinin lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, i cili filloi në fund të shkurtit.

Sipas një dekreti të ri të nënshkruar nga Putin sot, Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për personat dhe subjektet që ka vendosur të sanksionojë.

Rregullorja e re gjithashtu ndalon transaksionet financiare me të huajt dhe kompanitë në listën e sanksioneve dhe lejon kompanitë dhe individët rusë të prekur nga sanksionet perëndimore të dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj partnerëve perëndimorë. /Demokracia.com/

Të ngjashme