Lajme
Ambasadori Hill e llogariti Serbinë më afër NATO-s se Kosovën, Osmani i kundërpërgjigjet: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s
Demokracia
11:48 | 20 Mars 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s, derisa shkel vlerat kryesore që qëndron aleanca veri-atlantike.

Sipas saj, kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

Duke reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikanë në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, e para e vendit tha se Serbia fle ende mbi varreza masive dhe se nuk është ballafaquar ende me të kaluarën gjenocidale.

Këto komente Osmani i bëri para gazetarëve,  pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

Të ngjashme