Intervista
Punonjës të Policisë në protestë – Zeqiri: Nuk ndalen deri në realizimin e kërkesave
Demokracia
10:38 | 15 Gusht 2023

Share:

Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operative në Policinë e Kosovës, kanë protestuar në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.

Fillimin e protestës e ka konfirmuar për Ekonomia Online kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Sipas tij, në protestë kanë hyrë rreth 40 punëtorë të cilët do ta vazhdojnë atë deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Ai ka sqaruar se në protestë po marrin pjesë mirëmbajtësit e automjeteve të Policisë, mirëmbajtës të objekteve, elektricistë etj.

“Kjo ka qenë një paralajmërim edhe më i hershëm edhe javën e kaluar. Konkretisht kemi të bëjmë me flotën operative të cilët bëjnë mirëmbajtjen dhe servilizmin e të gjitha automjeteve të Policisë së Kosovës. Gjithashtu ata bëjnë edhe bartjen kur ato mbesin në rrugë, do të thotë janë mbikëqyrës i të gjitha automjeteve në Policinë e Kosovës. Si dhe e kemi këtë pjesën tjetër, këta janë staf mbështetës apo shërbyes civil që bëjnë mirëmbajtjen e objekteve policore, mirëmbajtjen e objekteve dhe të gjitha pajisjeve përcjellëse të objekteve policore, duke filluar nga gjeneratorët, kemi elektricistë, specialist të elektrosë, specialist metalpunues, specialist të ujësjellësit, specialist të ngrohtores qendrore, specialist të elektrosë për gjenerator, specialist të klimave, specialist të makinerisë dhe të ndërtimit”, tha ai.Ai theksoi se edhe përkundër premtimeve qe gjashtë muaj nuk janë realizuar kërkesat e tyre për lartësinë e koeficientit në bazë të profesionit që kanë.

Zeqri ka bëtë të ditur se një grup punues është marrë me këtë çështje, për çka kanë qenë të njoftuar edhe Qeveria e Ministria, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë.Për këtë thotë ai është rritur mllefi te punëtorët të cilët janë të vendosur në realizmin e kërkesave të tyre, raporton EO.

“Të gjithë këta që dje me kanë njoftuar se do të protestojnë në vendin e punës për arsye të pakënaqësive dhe të mos realizimit të premtimeve nga Ministria e cila që gjashtë muaj ka premtuar se do të bëhet se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficient të këtyre kategorive të punëtoreve të cilët padrejtësisht kanë mbetur koeficient të ulët dhe nuk janë marrë parasysh profesionet e tyre për punën që e bëjnë. Ka qenë i formuar edhe një grup punues bazuar në kërkesat e ministrisë dhe të vendimit nga kryeministri Kurti që të bëhet rishikimi dhe përmirësimi i atyre vendeve të punës ku nuk janë klasifikuar ashtu siç duhet. Tani kaloj më shumë se gjashtë muaj nga implementimi i ligjit të ri të pagave që të dy këto grupe, por edhe në sa i përket punës së defekteve apo mangësive që jemi dëmtuar me ligjin e ri të pagave na është premtuar se këto do të kryhen shumë më herët”, tha ai.

“Premtimi ka kaluar çdo kufi dhe mllefi i tyre e ka arritur kulmi më deri sa janë bërë njoftimet edhe javën e kaluar nga këta punëtor dhe përfaqësues të tyre se do të filloj një proteste nuk ka pasur as një reagim nga Ministria dhe Qeveria dhe kjo vetëm sa e ka shtuar mllefin tek punëtorët që tani të bëjnë këtë që janë duke e bërë. Këto dy grupet janë duke protestuar në vendin e tyre të punës, janë në vendet e tyre të punës por janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth këtyre çështjeve, që janë premtuar se do të kryhen shumë më herët edhe nuk ka as një lëvizje pozitive”, tha ai.

“Të gjithë punëtoret që janë në vendin e tyre të punës, këta janë rreth 40 këta të stafit të mirëmbajtjeve të objekteve, rreth 40 është numri i tyre, unë sa kontaktova me ta dhe më thanë se vetëm ata se janë në pushim vjetor mungojnë. Këto dy grupe që tani më kanë filluar të protestojnë në vendin e tyre të punës shumica janë të vendosur që deri në realizim e kërkesave të vazhdojnë kështu. Ne po presim a do të ketë një reflektim a jo atëherë, përndryshe nëse vazhdon protesta e tyre ne vende e tyre të punës atëherë do të kemi pengesa edhe me realizmin e detyrave të tjera edhe pjesa e policisë se uni-formuar. Kështu do të kemi pengesa, nuk do të mund të kryhen detyrat e rregullta ashtu siç duhet”, tha ai.

Të ngjashme