Lajme
Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive
Demokracia
08:45 | 05 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rënies nga lartësia e një objekti që po ndërtohet në Fushë Kosovë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy pronarët e kompanive punëkryese.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme