Lajme
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër protestë para Qeverisë
Demokracia
16:31 | 24 Maj 2022

Share:

Punëtoret e Lotarisë së Kosovës nesër do të mbajnë protestë para Qeverisë.

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se protesta e së mërkurës do të nisë prej orës 11:30, ndërsa janë shprehur të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverisë.

“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës, përkundër premtimeve të bëra, protestat do te vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punetorët tanë”, thuhet në njoftim.

Kjo është e disata herë që këta punëtorë po protestojnë për kërkesat e tyre.

Të ngjashme