Lajme
Punëtorët e KEK-ut në hall për paga, protestojnë të premten
Demokracia
13:06 | 25 Prill 2023

Share:

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK do të protestojnë të premten në Prishtinë për ngritje të pagave.

Sindikata e KEK-ut ka bërë të ditur se protesta do të mbahet para zyrave të kësaj ndërmarrjeje në sheshin “Nënë Tereza”.

Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00.

“Nga mbledhja e Kryesive të Sindikatave të KEK-ut më datë 20.04.2023 është marrë vendim për Protestë më datë 28.04.2023 duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në Sheshin “NËNË TEREZA”. Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së Sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik permes komunikatës së datës 03.04.2023. Si më poshtë: Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë. “Ngrite zërin për ta ngritur pagën””, është bërë e ditur në komunikatë.

May be an image of blueprint

Të ngjashme