Lajme
Punëtorët e KEK-ut marrin premtim për ngritjen e pagave, protesta nuk do të ketë deri në dhjetor
Demokracia
14:14 | 07 Nëntor 2023

Share:

Sindikata e KEK-ut ka dhënë detaje lidhur me anulimin e protestës së sotme, duke thënë se janë pajtuar me menaxhmentin dhe bordin e kësaj ndërmarrje se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, do të jenë në negociata për ngritjen e pagës, në të kundërtën kanë paralajmëruar vazhdimin e veprimeve sindikale.

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, në një intervistë për KosovaPress, ka konfirmuar se protesta është shtyrë, pasi që kanë marrë zotim se kërkesat e tyre do të plotësohen gjatë muajve në vazhdim.

Llumnica tha se kërkesa kryesore e tyre është ngritja e pagave të punëtorëve të KEK-ut, dhe nëse deri në dhjetor nuk plotësohet kjo kërkesë, ai tha se do të vazhdojnë me protesta.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Llumnica shtoi se sindikata është e gatshme për dialog dhe për të shtjelluar çështjet financiare.

Përveç ngritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën e fundjavave për punëtorët dhe kushte më të mira për punë.

 

Të ngjashme