Në janar të këtij vitit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte vendosur ta emërojë Brikena Kelmendi – Gashi në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, për të cilën u tha se ishte gruaja e frizerit të ministres. Demokracia.com në muajin shkurt kishte siguruar vendimin e nënshkruar nga ministrja Albulena Haxhiu për emërimin e bashkëshortes së frizerit Armend Gashi në një pozitë në Ministrinë e Drejtësisë.
E për këtë ka folur Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, e cila i quajti akuza të pabaza të nepotizmit drejt ministres Albulena Haxhiu.
“Po i shoh kohët e fundit akuza të pabaza të nepotizmit. Ministrja haxhiu e ka dhënë prononcimin dhe shpjegimin dhe faktikisht personi në fjalë nuk është as pjesë e divizionit për të cilën po bëhet fjalë”, ka deklaruar Bala në Tëvë1.
LEXO EDHE:
Pak javë pas raportimit të Demokracia.com lidhur me punësimin e saj nga ministrja Haxhiu, Kelmendi-Gashi është larguar nga puna në Ministrinë e Drejtësisë.
Bala tha se Kelmendi-Gashi ka dhënë dorëheqje për shkak të obligimeve dhe gjendjes shëndetësore.
“Është vetëlarguar për shkak të obligimeve dhe gjendjes shëndetësore. Nuk është çështje e presionit sepse dikush duhet të punojë. Unë e konsideroj se është grua që e ka profesionin e vet. Nuk e gjykoj askënd për nga përkatësia e bashkëshortësisë, as kë e ka burrë, as kë e ka vëlla. Për mua është e rëndësishme ngritja profesionale e personit në fjalë. Jo vetëm të saj por kushdo qoftë në vendin e saj. Aspekti profesional dhe i besueshmërisë është e rëndësishme për një kabinet”, ka përfunduar ajo.
LEXO EDHE:
Bashkëshortja e frizerit ku “teletiset” Albulena Haxhiu largohet nga puna në Ministrinë e Drejtësisë