Lajme
Publikonin video në “Tik Tok” duke thënë se shesin pare fals, arrestohen pesë persona
Demokracia
13:56 | 29 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, të cilët publikonin video në  rrjete sociale duke thënë se shesin para të falsifikuara.

Të dyshuarit përmes rrjetit social “Tik Tok” kanë shpërndarë video se të njëjtit bëjnë shitjen e parave të falsifikuara si kartëmonedha dhe monedha metalike.

Policia njofton se gjatë hetimit janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale F. V., S. A., A. V., B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 I KPRK-së. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro.

Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar: një granat dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 fishekë dhe një telefon mobil.

Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme