Lajme
Publikoi një video të Tik Tokut ku qeshi e gjithë Kosova, Haxhi Avdyli thotë se iu hakua Facebooku
Demokracia
23:49 | 20 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka shpërndarë një video në Facebook, ku thuhet se disa këngëtar serb, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

Ky “preokupim” i Avdylit nxiti shumë reagime duke u kritikuar se si një deputet i Kuvendit gjen kohë për gjëra të tilla.

Mirëpo, pas këtyre kritikave, Avdyli ka fshirë postimin e tij, duke shkruar një status tjetër se i është hakuar faqja e tij në Facebook.

Ai shkroi se ka dy ditë që faqja e tij është tentuar të thyhet, duke shtuar se postimi paraprak nuk është bërë nga ai.

“Të nderuar miq në 2 ditët e kaluara kam marr lajmërime për tentimin për hyrje ilegale në faqen time të facebook-ut. Si duket përkohësisht edhe ia kanë dalë për ta hakuar faqen time dhe për të bërë edhe një postim. Postimi i fundit për këngëtarë serb me emra shqiptarë nuk është bërë nga unë”, – ka shkruar Haxhiu.

Deputeti tha se për këtë çështje kishte angazhuar ekspertë kiberenetikë për t’i kthyer faqen në pronësi

“Tani faqja ime është e rikthyer. Ju faleminderit për mirëkuptim”, – shkruan deputeti i GUXO-së.

 

Të ngjashme
Lajme • 30 Prill 2024