Lajme
Publikohet videoja: Pilotët ukrainas dërguan armë dhe ushqim në Azovstal në mes të rrethimit
Demokracia
23:24 | 01 Qershor 2022

Share:

Ushtria ukrainase mbrojti fabrikën e çelikut Azovstal për gati tre muaj. Mbrojtësit ishin vendosur në bodrume çeliku, shpesh pa ushqim dhe ilaçe.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë pilotët ukrainas që rrezikojnë jetën e tyre, duke fluturuar me helikopterë Mi-8 përmes hapësirës ajrore të kontrolluar nga Rusia për të furnizuar ushtarët e rrethuar në fabrikën e çelikut Azovstal, transmeton Demokracia.com.

Pilotët u ulën në pjesë të shkatërruara të fabrikës së çelikut gjatë misioneve që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha javën e kaluar se ishin “vetëvrasëse”. Ata u transportuan ushtarëve armë, municione, ilaçe dhe ushqime.

“Ne shohim profesionalizmin maksimal të pilotëve ukrainas”

Videoja tregon helikopterin duke shmangur vinçat teksa fluturon poshtë drejt fabrikës së çelikut.

Andriy Biletsky, një nga themeluesit e Regjimentit Azov, vlerësoi pilotët e helikopterëve.

“Ne shohim profesionalizmin maksimal të pilotëve ukrainas. Nuk ka asnjë ngjashmëri me Black Haëks, amerikanët nuk kanë hyrë kurrë kaq thellë në territoret e kontrolluara nga armiku. Ata hynë deri në 100 km në territor me mbrojtje ajrore intensive, duke patrulluar avionë. Kjo e bën këtë operacion unik në historinë njerëzore”, tha Biletsky. /Demokracia.com/

Të ngjashme