ShowBiz
Publikohet projekti i ri i këngëtares Tayna
Demokracia
09:26 | 15 Janar 2021
Tayna

Share:

Këngëtarja Tayna mbrëmë ka lansuar këngën dhe videoklipin e saj të ri në bashkëpunim me këngëtarin me origjinë algjeriane i cili jeton dhe vepron në Francë, L’Algérino.

Kënga titullohet “Moona” dhe është një këngë ritmike dhe në të bëhet fjalë për një lidhje dashurie raporton Demokracia.

Për 13 orë kënga ka grumbulluar plot 400 mijë klikime në YouTube, që tregon se është mirëpritur nga publiku.

Ky është projekti i radhës ku Tayna ka punuar me kompaninë muzikore “Sony Music”.

Këngëtarja konfirmoi bashkëpunimin me kompaninë në fjalë para disa muajsh.

“Jam shumë e lumtur që kam rënë dakord të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të hedhim hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdojë të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, tha ajo në rrjetin social Instagram./Demokracia.com

Të ngjashme