Sport
Publikohet lista e futbollisteve të Kosovës për ndeshjet e muajit shtator
Demokracia
17:40 | 29 Gusht 2022

Share:

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillim shtatorit.

Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë, më 6 shtator, në orën 18:30, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë.

“Dardanet” janë grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali./Demokracia.com/

Të ngjashme