Lajme
Publikohet fotografia e personit që vdiq pasi u plagos në Klinë
Demokracia
19:23 | 07 Gusht 2023

Share:

Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, ku më pas personi i plagosur nuk mundi t’i përballojë plagët duke ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gash më herët e ka konfirmuar plagosjen e personit.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi.

Portali lokal Klina. Info ka publikuar fotografinë e viktimës.

Bëhet fjalë për Anton Prela nga Stupa e Klinës.

Të ngjashme