Lajme
Publikohet dokumenti ku Prindon Sadriu kërkonte t’i mundësohej shfrytëzimi i karburanteve përmes Ambasadës
Demokracia
22:20 | 09 Shkurt 2022

Share:

Gazetari Berat Buzhala, ka publikuar një dokument të Demokracia.com ku e vetmja kërkesë që i bëhej atëkohë Gjergj Dedajt, si ambasador, ishte që Prindon Sadriut t’i mundësohej shfrytëzimi i karburanteve.

Për këtë kishte raportuar ekskluzivisht Demokracia.com qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Prindon Sadriu “djeg” buxhetin edhe me karburant për vajtje-ardhje nga Prishtina në Shkup (Dokument)

“Me kërkesë të diplomatit tonë z.Prindon Sadriu, kërkojmë nga ju t’i ofroni mundësinë e shfrytëzimit të karburantit për z.Sadriu përmes procedurave të Ambasadës, deri në gjetjen e banesës për akomodim. Kjo kërkesë është bazuar për shkak të marrjes kohë për procedura për marrjen e banesës”, thuhej në kërkesë.

Kjo kërkesë është bërë më 2 mars 2020, nga Zyra e Sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tek ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, një muaj pasi në pushtet erdhi Qeveria Kurti 1, atëkohë kur presidentja aktuale Vjosa Osmani, ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ditëve të fundit kanë bërë bujë raportimet për shpenzimet e derivateve edhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mesin e tyre edhe Vjosa Osmani.

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e deputetëve të Kosovës për udhëtim nga viti 2011 deri 2021.

vetëm në vitin 2021, në tërësi 100.530 euro janë shpenzuar nga deputetët e këtij legjislativi.

Prindon Sadriu nuk i tërheq fjalët e rënda për gazetarët, tash i ndanë në profesionistë dhe joprofesionistë

Të ngjashme