Sport
Publikohet agjenda e Sivassporit në Prishtinë në prag të ndeshjes ndaj Ballkanit
Demokracia
16:43 | 11 Tetor 2022

Share:

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me Sivassporin të enjten e 13 tetorit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 21:00, teksa sfida është e vlefshme për grupin G.

Tashmë, Sivasspori ka publikuar agjendën për ditën e nesërme në Kosovë.

Skuadra turke do të udhëtojë nesër paradite nga ora 10:00 drejt Prishtinës.

Më pas, nga ora 16:00, trajneri Riza Çalimbay do ta mbajë një konferencë shtypi së bashku me Erdogan Yesilyurt.

Kurse, nga ora 17:00, djelmoshat nga Sivasi do ta mbajnë stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes të së enjtes./Demokracia.com/

Të ngjashme