Sport
PSG siguron zëvendësuesin e Mbappe? 80 milionë euro për Goncalo Ramos
Demokracia
22:10 | 06 Gusht 2023

Share:

Paris Saint-Germaini është shumë pranë që t’i sigurojë shërbimet e Goncalo Ramos, pasi raportohet të ketë arritur marrëveshje me Benfican për 80 milionë euro.

Kylian Mbappe ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me kampionin francez dhe është duke u lidhur me Real Madridin, qoftë me një largim të tanishëm apo si lojtar i lirë në fund të sezonit.

PSG nuk ka humbur kohë për ta kërkuar zëvendësuesin e tij dhe ky konsiderohet sulmuesi portugez.

Fabrizio Romano ka raportuar të dielën se gjiganti francez do të paguajë në total 80 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.

Në bazë të marrëveshjes, janë 65 milionë euro çmim fiks dhe 15 milionë euro të tjera në formë shtesash.

Për shkak të rregullave financiare, transferimi do të jetë huazim me obligim blerjeje në vitin 2024. Ramos pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në ditët në vijim.

Të ngjashme