Sport
PSG-ja tenton të mbyll grupin “ultras”, shkak poshtërimi që i bënë Messit pas eliminimit në Champions
Demokracia
15:33 | 15 Mars 2022

Share:

Drejtuesit e Paris Saint-Germain po përgatiten të shpërbëjnë grupin e tyre të tifozëve “Collectif Ultras Paris”, pohojnë mediat franceze.

Shkak është bërë situata e përgjithshme dhe konflikti mes ultrasve dhe drejtuesve të klubit dhe pasi gjithçka kulmoi në fundjavë kur si asnjëherë më parë poshtëruan Lionel Messin dhe vërshëllenin në çdo prekje të topit, përcjell Demokracia.com.

Ultrasit e PSG-së janë të mërzitur që yjet po luajnë futboll jo të pritshëm dhe se janë eliminuar së fundmi nga Liga e Kampionëve dhe vetë klubi ka penguar tifozët të sjellin rreth 30 pankarta në stadium gjatë javës.

Kur bëhet fjalë për grupin “Collectif Ultras Paris”, ata u kthyen në stadium gjashtë vite më parë.

Ata u themeluan pasi ish-presidenti Robin Lepru bëri një prerje të madhe në vitin 2010 dhe dëboi dy grupe tifozësh të PSG-së që ishin aq të dhunshëm saqë ishin vazhdimisht në konflikt me njëri-tjetrin.

Lepru më pas theksoi se ai nuk kishte parë asnjë mënyrë tjetër për të shpëtuar klubin dhe se pronarët aktualë nuk do ta kishin blerë kurrë nëse ai nuk do të kishte vendosur për një lëvizje të tillë.

Ndërkohë, kur plani i tij pushoi së ekzistuari, tifozët e përjashtuar u mblodhën rreth grupit./Demokracia.com/

Të ngjashme