Sport
PSG ‘dush të ftohtë’ Mourinhos: Trajner që i ka kaluar moda
Demokracia
16:44 | 04 Qershor 2023

Share:

Tifozët e Romës mund të jenë të kënaqur kur dëgjojnë raportimet nga Franca se PSG nuk dëshiron më të punësojë Jose Mourinhon, duke e kthyer fokusin e tyre drejt Julian Nagelsmann.

Ka pasur thashetheme gjatë javëve të fundit se portugezi ishte zgjedhja e parë për drejtorin e Paris Saint-Germain, Luis Campos.

Megjithatë, tani L’Equipe, Sky Sport Italia dhe Footmercato, raportojnë se pronarët e klubit nga Katari nuk janë të bindur nga ideja dhe i kanë thënë Campos të ndërpresë çdo negociatë.

Nga ana tjetër, Special One u informua nga Campos se opsioni i PSG tani nuk është më në tavolinë.

Disa nga raportimet shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se shefat e klubit besojnë se Mourinho është shumë i stilit të vjetër dhe nuk është në harmoni me futbollin modern.

Sjellja e tij pas finales së Ligës së Evropës kundër Sevillas, ku u akuzua nga UEFA për përdorimin e gjuhës fyese ndaj gjyqtarit Anthony Taylor, sigurisht që nuk i ndihmoi kauzës së tij.

Në vend të kësaj, PSG-ja po shkon për Nagelsmann, i cili u shkarkua nga Bayern Munich dhe ishte lidhur me Napolin, por paga e tij ishte shumë e lartë për Partenopei.

Të ngjashme