Lajme
Pse Zelensky nuk shkon mirë me Orban-in?
Demokracia
20:47 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Ka qenë një moment i vogël, por që syrit të medias nuk i shpëtoi: Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të shkurtër, por me gjasë shumë të ashpër me njeriun që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Presidenti ukrainas u përball me kryeministrin hungarez Viktor Orban në inaugurimin e kreut të ri të shtetit argjentinas. Orban ka kundërshtuar hapur avancimin e kërkesës së Kievit për t’iu bashkuar bllokut europian. Tensionet mes Zelenskyt dhe Orbanit kanë ngjallur frikën e një ngërçi diplomatik.

Vetëm lexuesit profesionistë të buzëve mund të kuptojnë se çfarë u tha midis Zelenskyt dhe njeriut që shihet gjerësisht “djali i keq” i BE-së, thotë BBC. Por fërkimet mes tyre vijnë përpara asaj që mund të jetë një javë vendimtare për përpjekjet e Ukrainës që të sigurojë ndihmë të mëtejshme nga Perëndimi, i cili po jep shenja lodhjeje.

Të martën, presidenti ukrainas udhëton drejt Washington DC-së, teksa kërkon të shpëtojë një paketë ndihme të mbrojtjes nga SHBA në vlerën e 60 miliardë dollarëve. Shegi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit t`i japë dritën jeshile ndihmës jetike për Ukrainën e përballur me agresionin rus, megjithatë po has në rezistencën e republikanëve që argumentojnë se përpara se të mendojnë për të dërguar ndihma jashtë kufijve, duhet të fokusohen tek siguria e brendshme në kufirin me Meksikën, e të angazhojnë më shumë para për këtë qëllim.

Megjithatë, Viktor Orban ka kërcënuar se do t’i prishë të dyja, duke shkaktuar zhgënjim në kryeqytetet e BE-së dhe zemërim në Kiev.

Kritikët e Orban e quajnë atë një “zëdhënës” për Vladimir Putin, pasi ka mbajtur lidhje me presidentin rus, pavarësisht vendimit të Moskës për të nisur një pushtim të përgjakshëm të Ukrainës.

Pavarësisht se ka tundur kokën përmes paketave të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër Moskës, Orban është shprehur gjithashtu kundër dërgimit të më shumë parave dhe armëve në Ukrainë.

Ai pretendon se shefat e BE-së po na e “fusin” pranimin e Ukrainës “në fyt” dhe ka bërë thirrje për një “diskutim strategjik” mbi qasjen e përgjithshme të bllokut.

Ai madje e ka përshkruar anëtarin aspirant si “një nga vendet më të korruptuara në botë”.

Është një pretendim që ngjall zemërim në Kiev, duke qenë se Orban është akuzuar për mbikëqyrjen e kthimit demokratik në vendin e tij.

Disa besojnë se lideri i Hungarisë po përdor Ukrainën si një mjet pazaresh, për të provuar të nxjerrë më shumë para nga BE.

Është një javë me rrezikshmëri të lartë për Ukrainën dhe zyrtarët me të cilët flas në Kiev thonë se, tani për tani, vendimi për bisedimet e anëtarësimit do të ndikojë më thellë në moral sesa në ndihmën ekonomike të BE-së.

Presidenti Zelensky shkroi në X, dikur Twitter, se do të kishte “një ndikim të rëndësishëm në motivimin e shoqërisë dhe ushtrisë ukrainase”.

Në të vërtetë ka vende të BE-së – përveç Hungarisë – që kanë rezerva për zgjerimin e bllokut.

Por sipas një diplomati të Brukselit, është Budapesti që qëndron i vetëm, për momentin, në vazhdimin e diskutimeve: “Është me të vërtetë një çështje 26 kundrejt një”.

Të ngjashme