Lajme
Pse po organizon Kina stërvitje rreth Tajvanit?
Demokracia
20:00 | 04 Gusht 2022

Share:

Kina nisi stërvitje të paprecedent ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten. Stërvitja ushtarake u bë një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Kina paralajmëroi avionët dhe anijet që t’i shmangin zonat gjatë stërvitjeve, të cilat tha se do të zhvillohen deri të dielën.

Ushtria e Kinës është më e madhja në botë dhe ka 2 milionë trupa. Marina e Pekinit po ashtu ka anije më shumë sesa SHBA-ja, e aq më pak nëse krahasohet me Tajvanin. Por, ushtria kineze është zotuar se do t’iu rezistojë masave detyruese për të vendosur sundimin kinez mbi demokracinë e ishullit vetëqeverisës.

“Do të duhet diplomaci e fortë për të rivendosur një ekuilibër të qëndrueshëm”, tha shkencëtari politik i Universitetit të Stanfordit, Kharis Templeman. “Unë nuk e di se si do të zhvillohet përfundimisht ky konfrontim, por mendoj se do të kemi disa javë të vështira”.

Më poshtë është një vështrim i çështjeve që lidhen me përshkallëzimin e tensioneve.

Çfarë po bën Kina në detet dhe qiejt rreth Tajvanit?

Kina thotë se ka filluar stërvitjet që përfshijnë avionë luftarakë, anije të marinës dhe sulme me raketa në gjashtë zona përreth Tajvanit. Ato shtrihen vetëm 20 kilometra (12 milje) larg bregut të ishullit, duke shkelur potencialisht ujërat territoriale të Tajvanit.

Pekini ka dhënë pak detaje, por pala kineze i ka përshkruar stërvitjet si ndëshkim që SHBA-ja lejoi vizitën e Pelosit, edhe pse presidenti Joe Biden nuk kishte autoritet për ta penguar udhëtimin e saj në ishull.

Ushtrimet me zjarr të drejtpërdrejtë janë një provë e aftësisë së një ushtrie për të kryer misione në kushte më të ngjashme me luftën. Në këtë rast, ato janë krijuar për të treguar nivelin e forcës që Kina ka kundër Tajvanit nëse Pekini vendos të përmbushë zotimin për të marrë kontrollin e ishullit dhe për t’i ndëshkuar ata që mbështesin pavarësinë e tij.

Stërvitjet mendohet të jenë më të mëdhatë dhe më kërcënueset ndaj Tajvanit që kur Pekini lëshoi raketa në ujërat në veri dhe në jug të ishullit në vitin 1995 dhe 1996 si përgjigje ndaj vizitës në SHBA të presidentit të atëhershëm Lee Teng-hui.

Kina dërgon rregullisht avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit dhe herë pas here ka kaluar vijën ndarëse mes Tajvanit dhe Kinës, por është ndalur para inkursioneve ose sulmeve të drejtpërdrejta që mund të nxisnin një konflikt rajonal.

Pse po i ndërmerr Kina këto veprime dhe çfarë shpreson të arrijë?

Kina ka deklaruar gjithnjë e më fort se Tajvani duhet të vihet nën kontrollin e saj me forcë, nëse është e nevojshme dhe në kundërshtim me Uashingtonin dhe mbështetësit e tjerë të demokracisë së ishullit.

Vizita e Pelosit u realizua në një kohë veçanërisht të ndjeshme kur presidenti kinez dhe kreu i forcave të armatosura, Xi Jinping, po përgatitet të kërkojë një mandat të tretë pesëvjeçar si lider i Partisë Komuniste në pushtet.

Xi nuk ka emëruar asnjë pasardhës dhe ai ka akumuluar fuqi të mëdha pavarësisht kritikave për trajtimin ndaj ekonomisë së vendit, pjesërisht si rezultat i qasjes së tij të ashpër ndaj COVID-19 dhe rënies së theksuar në marrëdhëniet me Perëndimin.

Xi ka thënë se fati i Tajvanit nuk mund të mbetet i pazgjidhur pafundësisht.

Të ngjashme