Lajme
Pse po ndodhin vrasjet në Kosovë dhe si mund të parandalohen?
Demokracia
20:04 | 04 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Gjatë mbrëmjes të së dielës me 3 shtator, një 48-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Prizren.

Lidhur me këtë ngjarje dhe me vrasjet e fundit në Kosovë, në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit kanë qenë të ftuar, Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë dhe Jeton Brajshori, sociolog.

Armët ilegale në duar të qytetarëve, kjo po çon në vrasje

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë ka theksuar se një nga arsyejet kryesore që po i dërgon qytetarët në vrasje, është posedimi i armëve në mënyrë ilegale.

Sipas Ibishit, supozohet se “diku rreth 100 mijë armë nga paslufta ose konfiskuar ose janë dorëzuar në një formë, por është një numër tejet i vogël në krahasim me asaj se çfare kanë qenë sondazhet apo mëhershme diku, që thuhet se kanë qenë 360 mijë, dikun 250 mijë llogariten se janë”.

Edhe numri i lartë i konfiskimit të armëve prej 1500-1600 deri në 1700  nga Policia e Kosovës tregon rrezikshmëri të lartë të vrasjeve

“Supozohet diku rreth 100 mijë armë nga paslufta ose konfiskuar ose janë dorëzuar në një formë, por është një numër tejet i vogël në krahasim me asaj se çfare kanë qenë sondazhet apo mëhershme diku, që thuhet se kanë qenë 360 mijë, dikun 250 mijë llogariten se janë. Në vit nga policia konfiskohen prej 1500-1600 armë deri 1700 armë. Dhe mos të thamë që me qindar apo me mijëra municione. Kjo tregon rrezikshmëri të lartë që pra ka posedim të qytetarëve të papërgjegjshëm, pra armë ilegale edhe ajo po vjen si pasojë e vrasjeve, si kjo e fundit në Prizren”, ka shtuar Ibishi.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë

Ndërsa Jeton Brajshori, sociologu ka thënë për rastin e fundit në Prizren, vrasja e 48 vjeçarit nuk është vrasje nga xhelozia, apo nën afekt por probleme të trashëguara dhe “personi shkon të qëroj hesapet dhe e vret në prani të familjarëve” dhe është ekzekutim klasik” dhe sipas tij nuk ka siguri të plotë në vend dhe se qytetarët nuk po ndihen të sigurtë, të dalin lirshëm në qytet.

Jeton Brajshori, sociolog

Rasti i vrasjes në Prizren, është ekzekutim klasik 

“Por e pamë se rasti në Prizren,  nuk ka të bëjë me afekt. Rasti në Prizren është ekzekutim klasik.  Personat kanë problem, dhe personi shkon të qëroj hesapet në mënyrë të tillë, saqë e vret personin në prani të familjarëve të vet. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese.Për arsye se në këtë vend nuk po ka siguri. Njerëzit nuk ndihen të sigurtë. Gjithë ato armë pa leje qëgjinden në duart e personave dhe shumica prej tyre kanë një backround”, ka thënë Brajshori.

Tutje, Brajshori ka theksuar se në ditët e sotme nuk po respektohet as kanuni e as ligji, dhe këtu është problemi kryesor. Sipas tij gjyqësori po çalon dhe po iu jep shkas, motiv dhe po i fuqizon grupet kriminale dhe personat e tillë që po mbajnë armë pa leje për arsyeje që nuk i sanksionon në mënyrë të duhur.

“Sot nuk ka rregull. Sot nuk respektohet as kanuni e as ligji. Ky është problemi.
Në vende rurale ende përdoret kanuni, dhe në kohën tone është arkaik. D.m.th ka qenë e kaluar, dhe ne duhet të fokusohemi në ligj. Dhe sa funksionon ligji tek ne, kemi disa ligje të mira, Mirëpo gjyqësori është ai që po çalon dhe në këtë mënyrë, poi u jep shkas, poi u jep motiv, po I fuqizon grupet kriminale dhe personat e tillë, që po mbajnë armë pa leje për arsyeje që nuk i sanksionon në mënyrë të duhur” ka thënë ai.

Të ngjashme